FTESË PËR OFERTË
Shoqata e Dora e Pajtimit në kuadër të projektit “URA” – Forcimi i kulturës arbëreshe midis Pulias dhe Shqipërisë” financuar në kuadër të Iniciativës “Rezistenca margjinale: Modeli i ekonomisë qarkulluese për vlerësimin e potencialeve territoriale” – identifikuar me kodin AID 012314/02/5 – financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Rajoni i Pulias shpall procedurën e prokurimit me objekt si vijon:
Organizimi i një festivali folkloristik që do të përfshijë valle dhe këngë tradicionale të zonës së Jugut. Performancat artistike do të zhvillohen:
DATAT E PRANIMIT
Hapja e Prokurimit: 01 Shtator 2024
Mbyllja e Prokurimit: 30 Shtator 224
SPECIFIKIMET TEKNIKE
Dhënësi i Shërbimit pranon që të organizojë dhe realizojë një festival gastronomik, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme, përfshirë (por jo vetëm) planifikimin, përgatitjen, logjistikën, dhe koordinimin e aktiviteteve në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë kontratë.
Festivali folkloristik do të mbahet në datat e përcaktuara nga Organizatori dhe do të përfshijë pjesëmarrjen e pjesëmarrësve të përzgjedhur që përfaqësojnë Vlorën dhe fshatrat e Arberësheve në rajonin e Pulias, Itali.
Ky festival do të përfshijë valle dhe këngë tradicionale të zonës së Jugut, të cilat do të performohen gjatë Panairit të Arbëreshëve dhe Prodhuesve Lokal të Qarkut Vlorë, si dhe gjatë Darkës Shqiptaro-Arbëreshe. Grupi folklorik duhet të përbëhet nga minimumi 10 artistë (këngëtarë, valltar), të veshur gjatë darkës në një restorant në vlorë. Çdo performancë duhet të zgjasë 45-60 minuta, dhe grupi duhet të sigurojë instrumentet tradicionale dhe veshjen për performancat.
Organizimi i Festivalit Folkloristik përfshin performanca të valleve dhe këngëve tradicionale të zonës së Jugut, që do të zhvillohen gjatë Panairit të Arbëreshëve dhe Prodhuesve Lokal të Qarkut Vlorë, si dhe gjatë Darkës Shqiptaro-Arbëreshe. Grupi folklorik duhet të përbëhet nga minimumi 10 artistë, duke përfshirë këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë, të cilët do të performojnë të veshur me kostume tradicionale të zonës së Jugut të Shqipërisë. Repertori artistik duhet të përfshijë valle tradicionale si “Vallja e Osman Takes” dhe këngë polifonike tipike të kësaj zone.
Performancat do të zhvillohen në dy seanca: e para gjatë panairit, në sheshin përballë Pallatit të Sportit Flamurtari, dhe e dyta gjatë darkës, në ambientet e Hotel Krral, Vlorë. Çdo performancë duhet të zgjasë midis 45 dhe 60 minutash. Për të siguruar cilësinë e aktivitetit, grupi duhet të pajiset me instrumente tradicionale, duke përfshirë lahutë, çifteli dhe dajre, si dhe të sigurojë skenografinë e nevojshme. Po ashtu, duhet të vendoset një sistem audio dhe ndriçimi i përshtatshëm për të gjitha performancat, në përputhje me kërkesat e hapësirës.
Grupi artistik duhet të bashkëpunojë ngushtë me organizatorët për përcaktimin e detajeve logjistike, përfshirë oraret dhe hapësirën e skenës, për të garantuar një përvojë të shkëlqyer për pjesëmarrësit. Të gjitha aktivitetet duhet të organizohen me profesionalizëm dhe të pasqyrojnë më së miri traditat dhe kulturën e zonës së Jugut.
Nr | Përshkrimi i Shërbimit | cope | Çmimi me TVSH |
1 | Organizim Festivali Folkloristik | 1 |
KUSHTET E PJESËMARRJES
Ofertuesi duhet të kete objektin e prokurimin në veprimtarinë e subjektit dhe gjithashtu të ketë kapacitetet e duhura për të zhvilluar organizimin e festivalit fokloristik.
Pagesa për këtë shërbim do të bëhet përmes bankës, pasi të lëshohet Fatura Tatimore. Çdo subjekt që nuk do të pranojë të paguhet përmes transaksionit banker do të prejashtohet menjëherë nga komisioni i vlerësimit. Vlerësimi i ofertave do të bëhet midis datave 1 – 10 Tetor 2024
Shoqata “Dora e Pajtimit” mirëpret të gjitha ofertat dorazi në adresën si vijon: Rruga Fahri Ramadani, ish Magazinat e NTU-së, 4001, Shkodër, Shqiperi me dokumentacionin si vijon:
Leave a Comment