FTESË PËR OFERTË
Shoqata e Dora e Pajtimit në kuadër të projektit “URA” – Forcimi i kulturës arbëreshe midis Pulias dhe Shqipërisë” financuar në kuadër të Iniciativës “Rezistenca margjinale: Modeli i ekonomisë qarkulluese për vlerësimin e potencialeve territoriale” – identifikuar me kodin AID 012314/02/5 – financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Rajoni i Pulias shpall procedurën e prokurimit me objekt si vijon:
Organizimi i Festivalit Gastronomik Shqiptaro-Arbëresh në Vlorë, që përfshin:
Datat e Pranimit
Hapja e Prokurimit: 01 Shtator 2024
Mbyllja e Prokurimit: 30 Shtator 224
Specifikimet Teknike
Dhënësi i shërbimit duhet të sigurojë dhe të menaxhojë një panair të përbërë nga 20 stenda standarde me dimensione 2×3 metra, të përshtatshme për prezantimin e produkteve lokale dhe arbëreshe. Çdo stendë duhet të jetë e pajisur me:
Panairi do të ketë hapësira të dedikuara për demonstrime live të përgatitjes së ushqimeve tradicionale dhe për aktivitete interaktive me vizitorët. Gjithashtu, duhet të sigurohet një staf për mirëmbajtjen e hapësirës dhe asistimin e pjesëmarrësve gjatë panairit.
Darka për 120 persona duhet të organizohet në një restorant të ndodhur pranë qendrës së Vlorës, i cili ka kapacitet të mjaftueshëm për akomodimin e të ftuarve dhe një hapësirë të dedikuar për kërcim dhe performanca live. Restoranti duhet të plotësojë standardet e mëposhtme:
Menuja e Darkës duhet të përfshijë:
Shërbimi duhet të sigurojë staf të trajnuar për shërbimin e darkës dhe dekorimin e sallës me motive tradicionale.
Dhënësi i shërbimit duhet të sigurojë blerjen dhe transportimin e produkteve lokale dhe arbëreshe që do të shfaqen dhe konsumohen gjatë panairit dhe darkës. Produktet duhet të përfshijnë:
Të gjitha produktet duhet të jenë të certifikuara dhe të përmbushin standardet e cilësisë për tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Data në lidhje me aktivitetet do t’i komunikohen fituesit të shërbimit sapo ato të jenë të konfirmuara.
Nr | Përshkrimi i Shërbimit | cope | Çmimi me TVSH |
1 | Organizim Festivali Gastronomik | 1 |
KUSHTET E PJESËMARRJES
Ofertuesi duhet të kete objektin e prokurimin në veprimtarinë e subjektit dhe gjithashtu të ketë kapacitetet e duhura për të zhvilluar organizimin e festivalit gastronomik.
Pagesa për këtë shërbim do të bëhet përmes bankës, pasi të lëshohet Fatura Tatimore. Çdo subjekt që nuk do të pranojë të paguhet përmes transaksionit banker do të prejashtohet menjëherë nga komisioni i vlerësimit. Vlerësimi i ofertave do të bëhet midis datave 1 – 10 Tetor 2024.
Shoqata “Dora e Pajtimit” mirëpret të gjitha ofertat dorazi në adresën si vijon: Rruga Fahri Ramadani, ish Magazinat e NTU-së, 4001, Shkodër, Shqiperi me dokumentacionin si vijon:
Leave a Comment