Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar

TERMAT E REFERENCËS PËR 2 (DY) TRAJNERË TË TEATRIT SOCIAL

Pozicioni: 2 Trajnerë të Teatrit Social

Projekti: Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET

 

Përshkrim i shkurtër i projektit

Organizata Dora e Pajtimit po zbaton projektin “Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit.

Ky qëllim do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme, që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt.

Krijimi i rrjetit rinor do te nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjve, duke nxitur veprime që rrisin identitetin evropian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës.

Përshkrimi i detyrave:

  1. Ekspertët e teatrit social do të angazhohen me kontratë shëbimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëposhtme:

– Realizimi i 7 laboratoreve sociale 1-javore (7 laboratore * 5 ditë/laborator = 35 ditë pune në total), ku do të punohet me mësuesit, psikologët dhe nxënësit për nxitjen e shprehjes së kreativitetit dhe ndjenjave, në 7 shkollat e mesme “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; Shkolla “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe “”Hydajet Lezha” në Lezhë.

– Gjatë laboratoreve sociale 1-javore duhet të arrihet, socializimi i të rinjve me njëri-tjetrin; krijimi i ndjenjës së barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut; aftësimi në vendimmarrje; ndarja e roleve, duke ndihmuar në çlirimin nga mbingarkesat psikologjike dhe qasjen më me pozitivitet ndaj realitetit dhe të tjerëve duke u bërë më aktivë dhe më socialë.

– Në fund të çdo laboratori social duhet të krijohen 7 klube rinore në shkollat e lartpërmendura, nga ku do të finalizohen me krijimin e Rrjetit Rinor Lezhë, LYONET.

– Punojnë ngushtë me stafin e Projektit në realizimin e objektivave të përcaktuara në projekt.

Kriteret:

Të kenë përfunduar arsimin e lartë në Akademinë e Arteve ose shkollave teatrore brenda dhe jashtë vendit, në Shkencat Shoqërore, si Psikologji, Sociologji etj. ose të jenë pjesë e trupave teatrore në teatrot brenda dhe jashtë vendit.

Avantazh përbën edhe diplomimi në nivel master për fushat e lartpërmendura;

Të këtë eksperiencë si trajner/e, i/e aftë në realizimim e suksesshëm të laboratoreve të teatrit social;

Të ketë njohje të plotë dhe të përditësuar të teknikave të laboratorit social.

Aplikimi:

Cdo aplikant duhet të Dërgoëj

  • CV-në
  • Të paktën një letër reference me kontaktet e plota të një punëdhënësi të mëparshëm
  • Fotokopje diplome

Dokumentat mund të dergohen deri me dt 30 Nëntor 2018 ora 17.00 në info@doraepajtimit.org.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Preferohen kandidate nga Lezha

Avatar photo

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.