Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar
  1. Ju jeni të lutur të paraqitni ofertën tuaj për Organizatën: Dora e Pajtimit – DeP  për shërbimin katering (materialet e listura në aneksin A, bashkangjitur Kërkesës për Ofertë).
  1. Ju mund të jepni ofertën tuaj për shërbimin katering që do të përdoret në 7 laboratore sociale,  për të cilat do të ketë proçedurë vlerësimi.

Ju mund të paraqisni ofertën tuaj duke u bazuar ne  FTESËN PËR OFERTË, pasi të keni lexuar me kujdes pikat e saj, pasi ato do të jenë pjesë e vlerësimit tuaj.

  1. Oferta juaj duhet të dërgohet në adresën e emailit:  info@doraepajtimit.org      
  2. Afati i fundit i pranimit të ofertave është: 10.12.2018 ora 17.00       
  1. Çmimi
    1. -Oferta juaj duhet të paraqitet në LEK, duke përfshirë TVSH dhe çdo taksë apo shpenzim tjetër.
    2. -Oferta juaj duhet të paraqitet për çdo material dhe në total.
    3. -Çmimet do të jenë të pandryshuara gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
  1. Ofrimi i shërbimit:
  1. Afati:  3 muaj duke filluar nga data 21 Janar 2019  dhe duke mbaruar me 29 Mars 2019 (2 shërbime katering në muajin janar; 2 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars 2019, me mundësi rishpërndarjeje sipas ndryshimeve të mundshme).
  2. Zona e ofrimit të shërbimit:

Ky shërbim katëring duhet ofruar për çdo laborator, çdo ditë gjatë gjithë javës (5 ditë pune) në shkollat “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; Shkolla “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe “”Hydajet Lezha” në Lezhë.

Ky shërbim do të ofrohet në oraret e përcaktuara në dakordësi me stafin e projektit.

  1. Pagesa

Pagesa, do të paguhet brenda njëzet (20) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të faturës, sipas dakordësisë me “Shitësin”.

  1. Garancia

“Shitësi” i garanton “DeP” se produktet e ofruara, janë të freskëta, të gatuara për llogari të këtij shërbimi dhe mban përgjegjësi për sigurinë ushqimore të tyre.

  1. Cdo aplikant duhet të dorëzojë:

-NIPT dhe ekstrakt QKR (shkarkuar nga web)

– ofertën për secilin produkt

– deklaratë që disponon produktin e kërkuar dhe ofron garanci për të

– deklaratën që ofron shërbimet si më poshtë dhe pranon pagesë me bankë

– menu finger food dhe ëmbëlsira që ofron për çdo çmim të dhënë

Ju lutemi konfirmoni në e-mailin e sipërshënuar marrjen e kësaj ftese dhe nëse ju pranoni të merrni pjesë në këtë proçedurë prokurimi

*Preferohen ofertues që operojnë në Bashkinë Lezhë.

ANEKSI    A

Janar 2019 – Shkolla Shënkoll 

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 30 30 30 30
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH
Total

 

Shkolla Zejmen 

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 29 29 29 29
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH
Total

Shkurt 2019 – Shkolla Ishull Lezhë 

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 29 29 29 29
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH
Total

Shkolla Balldren 

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 29 29 29 29
Kosto/njësi duke perfshire TVSH
Total

Mars 2019 – Shkolla Gjadër

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 23 23 23 23
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH
Total

 Shkolla Hydajet Lezha 

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 54 54 54 54
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH
Total

Shkolla Kolin Gjoka

Emërtimi Finger Food Ujë Pije freskuese Ëmbëlsira
Njësia Copë / person në ditë
Sasia 40 40 40 40
Kosto/njësi duke përfshirë TVSH
Total

 

Avatar photo

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.