Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar

 

FTESË PËR OFERTË

Shoqata e Dora e Pajtimit në kuadër të projektit “URA” – Forcimi i kulturës arbëreshe midis Pulias dhe Shqipërisë financuar në kuadër të Iniciativës “Rezistenca margjinale: Modeli i ekonomisë qarkulluese për vlerësimin e potencialeve territoriale” – identifikuar me kodin AID 012314/02/5 – financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Rajoni i Pulias shpall  procedurën e prokurimit me objekt si vijon: Organizimi i Festivalit Gastronomik.

DATAT E PRANIMIT

Hapja e Prokurimit: 01 Shtator 2024

Mbyllja e Prokurimit: 30 Shtator 224

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE

  • Dhënësi i shërbimit pranon të organizojë dhe realizojë një festival gastronomik, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme, përfshirë (por jo vetëm) planifikimin, përgatitjen, logjistikën, dhe koordinimin e aktiviteteve në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë kontratë.
  • Festivali gastronomik do të mbahet në datat e përcaktuara nga Organizatori dhe do të përfshijë pjesëmarrjen e pjesëmarrësve të përzgjedhur, produktet lokale dhe ndërkombëtare, aktivitetet promovuese, si dhe elemente kulturore dhe artistike cilat do të njoftohen në momentin e nënshkrimit të kontratës.

 

Nr Përshkrimi i  Shërbimit cope Çmimi me TVSH
1 Organizim Festivali Gastrionomik 1

 

KUSHTET E PJESËMARRJES

Ofertuesi duhet të kete objektin e prokurimin në veprimtarinë e subjektit dhe gjithashtu të ketë kapacitetet e duhura për të zhvilluar organizimin e festivalit gastronomik.

Pagesa për këtë shërbim do të bëhet përmes bankës, pasi të lëshohet Fatura Tatimore. Çdo subjekt që nuk do të pranojë të paguhet përmes transaksionit banker do të prejashtohet menjëherë nga komisioni i vlerësimit

Shoqata “Dora e Pajtimit” mirëpret të gjitha ofertat dorazi në adresën si vijon: Rruga Fahri Ramadani, ish Magazinat e NTU-së, 4001, Shkodër, Shqiperi me dokumentacionin si vijon:

  • Oferta financiare sipas shëmbullit bashkëlidhur këtij dokumenti, për shërbimin duke përfshirë TVSH
  • Kopje e ekstraktit të QKB.
Avatar photo

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.