Preloader Close
  • +39 3287204229

avatar


Informacion për Organizatën Dora e Pajtimit:
Dora e Pajtimit (DeP) është një shoqatë jo fitimprurëse italo-shqiptare aktive që nga viti 2007. Misioni i saj është ndërhyrja në territoret me problematika sociale, përmes metodologjisë së Teatrit Social, duke ndarë qëndrime, njohje dhe aftësi themelore për të ndërgjegjësuar dhe për t’i dhënë besim komunitetit. Duke synuar pjesëmarrjen aktive dhe edukim në zhvillim, shoqata synon të punojë me efikasitet me të rinjtë, duke ndërhyre në fenomenet e dukshme izoluese të komunitetit, si: gjakmarrja, diskriminimi gjinor dhe racor etj. Po ashtu DeP promovon vullnetarizmin si alternativë e mos angazhimit rinor, në jetën publike, sociale dhe kulturore të vendit.

Përshkrim i shkurtër i projektit:


Organizata “Dora e Pajtimit” po zbaton projektin “Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit.
Ky qëllim do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme, që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt. 
Krijimi i rrjetit rinor do te nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjve, duke nxitur veprime që rrisin identitetin evropian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës. 


Përshkrimi i detyrave:


Ekperti do të angazhohet me kontratë shëbimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëposhtme në një trajnim 3 ditor brenda periudhes 20-25 Prill 2019 për tëmat:

  • E drejta e informimit
  • Emigracioni i parregullt dhe programi Erasmus+
  • Programet e kulturës dhe punësimit

Trajnimi synon orientimin dhe këshillimin e duhur për mundësitë e reja të përfshirjes sociale dhe punësimit të të rinjve dhe do të realizohet përmes trajnimeve dhe njohjes së tyre me programet e BE-së për arsimin, kulturën dhe punësimin. Trajnimi do të përmbajë po ashtu informacion për funksionimin e qeverisjes vendore dhe ligjit Nr. 119/2014 për të drejtën e informimit, me qëllim inkurajimin e të rinjve për t’u angazhuar drejt demokracisë vendore.

Rezultatet e pritshme te trajnimit:

Lidhur me planifikimin strategjik të punësimit të të rinjve dhe politikat e sipërmarrjes në nivel kombëtar dhe lokal, pjesëmarrësit priten të:

  • të njihen me ligjin për të drejtën e informimit 
  • të njihen me Kornizën e Politikave për Punësimin e të Rinjve, punësimin dhe sipërmarrja
  • të njhen me konceptin e emigracionit të parregullt dhe pasojat e tij
  • të njihen me mundësitë e studimit jashtë vendit përmes programit më të madh të edukimit të BE-së, Erasmus +
  • – të jenë të gatshëm dhe të motivuar për të përdorur njohuritë e fituara në punën e mëtejshme të organizatë që ata përfaqësojnë
  • të jenë në gjendje të njohin mundësitë dhe hapësirën ku mund të jenë organizatat e shoqërisë civile të përfshirë në procesin e zhvillimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të të rinjve politikat e punësimit

Kriteret:

Të paktën 5 vjet përvojë pune në lidhje me punësimin e të rinjve, politikat dhe avokimin;

– Të ketë njohuri për ligjin mbi drejtën e informimit

– të ketë  njohuri dhe experience pune me programin Erasmus+

– Shkathtësi e lartë në përdorimin e mjeteve digjitale të komunikimit dhe ndarjes së përmbajtjes;

– Përvojë gjithëpërfshirëse në sigurimin e konsulencës;

– Nivel i lartë i menaxhimit organizativ dhe kohor.

Rezultatet:

– Eksperti përgatit dhe zhvillon 3 ditë trajnimi në përputhje me udhëzimet që duhet të jenë

dhënë nga Dora e Pajtimit

– Timesheets për 3 ditë trajnimi.

– Raporti i Trajnimit.

Aplikimi:


Cdo aplikant duhet të Dërgojë:
• CV-në
• Të paktën një letër reference me kontaktet e plota të një punëdhënësi të mëparshëm
• Fotokopje diplome
Dokumentat mund të dergohen deri me dt 21 Prill 2019 ora 17.00 në info@doraepajtimit.org.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Preferohen kandidatë nga Lezha

Avatar photo

Dora e Pajtimit (Author)

Nel 2007, nella convinzione che per le comunità albanesi colpite dal terribile fenomeno del Kanun si può fare molto, moltissimo anche a livello sociale, abbiamo deciso di creare a Scutari una nuova associazione, chiamata Dora e Pajtimit (DEP), composta da giovani che risiedono nella città, nonché da giovani che studiano in Italia.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.